Derbi i Veronës dhuron spektakël, 5 gola për një fitues
Pëlqej
Derbi i Veronës gëzon tifozët e Chievos. Skuadra e trajnerit Maran fitoi 3-2 ndaj Hellas Veronas në “Bentegodi”, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme për renditjen e Serisë A.

Edhe pse u gjend në dizavantazh të një goli që në minutën e 6-të, pas finalizimit të Verdes, Chievo gjeti forca për të përmbysur rezultatin me dy gola të Ingleses brenda 7 minutave lojë. Në fund të pjesës së parë ndëshkimi i Zuculinit me kartonin e dytë të verdhë u duk sikur e mbylli përfundimisht ndeshjen, por Verona, edhe pse në inferioritet numerik, gjeti forca për të reaguar, duke shënuar golin e barazimit 2-2 me Pazzinin në minutën e 55-të.

Në momentet më të rëndësishme të sfidës, doli në skenë një veteran si Pellisier, që shënoi golin e fitores për Chievon. /Albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori