Derbi mes Interit dhe Milanit nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë, por edhe në
merkato. Dy gjigandët e kampionatit Italian pritet të zhvillojnë një “luftë” të ashpër sa i përket objektivave të përbashkëta që kanë në
merkato.
Bëhet fjalë për lojtarin e
Fiorentinës, Cristiano Biraghi i cili ka qenë nën fokusin e kuqezinjve edhe në merkaton e verës. Në garë për
Biraghin ka hyrë së fundmi edhe skuadra tjetër nga Milano, Inter.
Zikaltërit dëshirojnë të përforcojnë skuadrën me një lojtar tepër cilësorë, por një gjë është e sigurtë, që trajneri Pioli i
Fiorentinës e konsideron 26 vjeçarin si një ndër lojtarët kyç në
skuadër. Mbetet të shihet se cila
skuadër Milaneze do të fitojë duelin për të nënshkruar me
Biraghin. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018,
ora 12:02