Derbi Juventus-Inter, skuadrat të karikuara për fitore
Seria A vazhdon sot me derbin mes skuadrës së Juventusit dhe Interit e cila do të zhvillohen në mbrëmje ndërkohë që të dyja skuadrat janë karikuar për fitore. Skuadra e Conte-s do të futet në fushën e lojës për fitore duke ndjekur kështu hapin e skuadrës së Milanit e cila me fitoren e një dite më parë ka rritur përkohësisht në 7 pikë diferencën mes tyre.

Interi do të luajë ndeshjen e jetës, nuk ka dyshim, sqaroi tekniku bardhezi. Duam apo sduam, kjo është një ndeshje shumë e pritur edhe nga tifozët e tyre”, është shprehur tekniku Antonio Conte para kësaj sfide.


E njëjta gjë do të jetë edhe për Interin i cili vjen nga një seri ndeshjesh jo të mirë. “Ky është një derbi i vërtetë, unë e di mirë, pasi kam qenë edhe në kampin tjetër. Mendoj se Juventusi rrezikon më shumë sepse nëse bën një hap fals shkëputet nga Milani. Gjithashtu ata i tremben faktit që mund të pësojnë humbjen e parë në stadiumin e ri pikërisht nga Interi”, ka qenë deklarata e teknikut kundërshtar i cili është në provën e tij të javës për të cilën do ta ketë të vështirë ta kalojë. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2012, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori