Derbi më i madh në Shqiptari në kohe pandemie!
Nga Nderim Isufi:

Gjithmon kemi shkru për derbin mê tê madh në trojet Shqiptare në mes Gjilanit dhe DritesGjilanit, kemi tregu statistika tê ndryshme, kemi tregu se qfar intersimi ka ky derbi jo vetem në Anamorav por edhe më gjer,si fillojn të pregaditen ekipet taktikisht e psiqkisht,si fillojn tifozet të pregatiten për me dominu qytetin dy javê para derbit,etj etj.

Mirpo ky derbi në mes Gjilanit dhe Drites do të mbahet nê mend qê po zhvillohet edhe në nje kohë jo të zakont pa publik,jo për shkak të ndonjê dënimi qê kan mar klubet, por për shkak të përhapjes së pandemis Covid 19 i njohur si Corona,ku ka mar jeten e qindra mijera njerzeve nê mbar boten.

Edhe pse kjo pandemi mund ta zbeh derbin më të madh në Shqiptari në mes Gjilanit dhe Drites,une besoj se edhe gjat ndeshjes por edhe para e pas ndeshjes do të kete shumë befasi nga tifozet.

Po ashty ky derbi i kësaj kohe të pandemis do të jetë përcaktues se cila nga keto dy ekipe do t’ja sjell qytetit të Gjilanit titullin e kampionit.

Paramendone po tê ishte publiku në kete ndeshje sa rekordi kishte me u thy sa i perket shikushmeris.

Jo vetem ne Gjilanasit po e gjithë Kosova duhet të krenohet me derbin me të madh në Shqiptari në mes Gjilanit dhe Drites. Ky derbi është nje vler dhe pasuri shtetrore, ky derbi është nje kultur sportive dhe njerzore,ky derbi është vet jeta jone,ky derbi urgjentisht duhet tê futet në datat shtetrore si nje vler dhe pasuri shtetrore.

Këti derbi fatkeqesisht po i mungon edhe infrastruktura sportive,stadiumi i qytetit duhet ti lëviz ma shpejt punimet që të na mundesohet që këtë derbi ta përcjellim ashtu si e meritomi ne dashamiret e futbollit.

Derbin Gjilani vs Drita nuk ka mund ta ndal Serbia e pe ndal kjo pandemia.

Me respekt nga Kryeqyteti i futbollit Shqiptar GJILANI.
Shtuar më 15/07/2020, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori