Derbi Milan-Inter për Lavezzin
Lavezzi (PSG)
Agjenti i Ezequiel Lavezzit, zbuloi se sulmuesi i Paris Saint Germain ka qënë pranë kalimit te skuadra e Interit në të kaluarën dhe la të kuptohet se argjentinasi do të jetë i hapur për një rikthim në Serinë A në verë. Alejandro Mazzoni hodhi poshtë zërat se 27-vjecari është tifoz i Milanit dhe se nuk do të shkonte kurrë te Interi, duke siguruar se mund të kalojë te zikaltërit pasi atje ka shumë argjentinas.

Ai tha se Lavezzi e pëlqen shumë qytetin e Milanos pasi atje luhet një futboll i klasit botëror dhe është një vend në të cilin mund të jetosh në paqe. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2013, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori