Derbi milanez për Fabregas
Pritet një duel i fortë mes dy skuadrave të Milanos gjatë merkatos, teksa mendojnë për mesfushorin Cesc Fabregas. Spanjolli u rikthye te Barcelona në vitin 2011 pas shumë vitesh në Premier League me Arsenalin, por ky rikthim deri tani nuk ka rezultuar tërësisht i suksesshëm.

Sipas të përditshmes sportive italiane, “Corriere dello Sport”, Interi dhe Milani interesohen për Fabregas, pasi të dyja skuadrat synojnë të investojnë në mesfushë gjatë merkatos së verës. Kjo nuk është hera e parë që emri i Fabregas lidhet me Interin e Milanin. Për të u përfol për një transferim të mundshëm në Milano edhe para rikthimit te Barça. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2013, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori