Derbi nuk ka fitues, Inter barazon me Juven (VIDEO)
Ka përfunduar me barazim 1-1 derbi i javës në Serie A mes Juventusit dhe Interit, ndeshje kjo e zhvilluar në Juventus Stadium.

Pjesae parë i karakterizua me një lojë të bukur dhe dominuar nga skuadra nikoqire, e cila ishte më e mirë se kundërshtari dhe e mbylli me epërsi.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Carlos Tevez i cili shënoi për Juventusin në minutën e 5-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat ndërsa barazimi erdhi në minutën e 64-të ndërssa autor ishte Mauro Icardi.

Vlen të theksohet se Mateo Kovacic i Interit është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 86-të.

Pas këtij barazimi, Juventusi ka vetëm një pikë më shumë se Roma në krye të tabelës, ndërsa Interi pozicionohet në vend të 11-të me tetë pikë prapa Lazios që renditet e treta. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori