Derbi Partizani-Tirana, të kuqtë publikojnë çmimet e biletave
Partizani ka bërë publike çmimet e biletave që pritet të dalin në shitje për të ndjekur nga shkallët e stadiumit Selman Stërmasi derbin e kryeqytetit.

Vihet re një rritje e çmimeve nga ana e klubit të kuq krahasuar me derbit e tjerë, kjo për vetë faktin pasi Partizani në këtë ndeshje vitrinë të futbollit shqiptar mund të shpallet zyrtarisht kampion i Shqipërisë për sezonin 2018-2019, duke fituar një titull kampion që i mungon prej 26 vitesh dhe interisimi normalisht pritet të jetë shumë i madh.

POSTIMI I KLUBIT:

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI – KF TIRANA
E DIEL 12 MAJ ORA 16:30

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletaveTribunat respektive të stadiumit "Selman Stërmasi" do te jenë:

BiletatTribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 2 500 Lek (të reja)

BiletatTribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2

Tifozeria bardheblu do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2, H1,H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Mërkurë e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.

Shtuar më 07/05/2019, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori