Derbi po afron, Conte vazhdon të marrë lajme negative, tjetër futbollist me covid-19
Një tjetër futbollist ka rezultuar pozitiv me koronavirus te Inter. Bëhet fjalë për mesfushorin anglez, Ashley Young.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi zikaltër me anë të një postimi në faqen zyrtare. "FC Inter njofton se Ashley Young rezultoi pozitiv me Covid-19 në tstet e kryera ditën e djeshme në Appiano Gentile. Lojtari anglez tashmë është në izolim në shtëpinë e tij" .

Një lajm i keq ky për trajnerin Antonio Conte, të cilit do t’i mugojnë 6 lojtarë nënë derbin ndaj Milanit. Përveç, Young, te Inter janë të infektuar me koronavirus Bastoni, Skriniar, Nainggolan, Gagliardini dhe Radu.

Shtuar më 11/10/2020, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori