Derbi shqiptarësh në Serinë A, ja kush e nis titullarë (FOTO)
Sonte në mbrëmje në Serinë A do të kemi një derbi shqiptarësh. Rei Manaj është riaftësuar nga dëmtimi dhe sot mund të luajë titullar kundër Atalantës së Etrit Berishës.

Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas krahëve shqetësimin shëndetësor dhe tashmë është i gatshëm për trajnerin e Peskarës, Masimo Odon, i cili para takimit kundër Atalantës është shprehur në mediat italiane se ai do të zbrësë në fushë nga minuta e parë.

Pescara do të luajë në shtëpi kundër Atalantës në orën 20:45, sfidë e vlefshme për javën e 10-të të Serisë A. Në fushë do të jetë edhe Memushaj për Pescarën që nga minuta e parë, ndërkohë që Berisha është i padiskutueshëm te Atalanta./albeu.com/

Shtuar më 26/10/2016, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori