Dërmaku lë fushën vetëm pas 10 minutash, ja sa pritet të mungojë
Nga një debutim ëndrrash, ku tundi rrjetën për skuadrën e tij, në një ndeshje për t’u harruar si ajo e sotmja.

Aventura e re te Leçe nis në mënyrë të çuditshme për Kastriot Dërmakun.

Mbrojtësi shqiptar ka lënë fushën pas vetëm 10 minutash lojë.

Dëmtimet e kanë pritur në këtë eksperiencë të re, duke bërë që të mos jetë në gjendje të vazhdojë deri në fund takimin.


Dermaku ka lënduar këmbën e tij të djathë në përballjen e sotme kundër ish-ekipit, Kosenzës, çfarë ka bërë që t’i lërë vendin shokut të tij të skuadrës, Mekarielo.

Mësohet se lojtari i Kombëtares ka pësuar një lëndim në muskujt e fleksorit.

Të martën mbrojtësi shqiptar do i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara mjekësore për të mësuar se sa gjatë do të qendrojë jashtë fushe.

Ndërkohë që kujtojmë se një dëmtim i tillë mund të kërkojë një kohë prej 1-6 javësh rekuperim.
Shtuar më 25/10/2020, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori