Derr në tribunë, ja protesta e Legias kundër UEFA-s (FOTO LAJM)

Pëlqej
Para ndeshjes mes Legia Varshavës dhe FK Aktobe, që u luajt dje në stadiumin "Pepsi Arena" të kryeqytetit polak, në pjesën e stadiumit ku qëndrojnë ultrasit e Legias u hap një banderolë ku u shfaq një derr gjigand brenda simbolit të UEFA-s ku shkruhej: "sepse futbolli nuk ka rëndësi, rëndësi kanë vetëm paratë".

Kjo ka qënë protesta origjinale e tifozëve polakë pas përjashtimit nga Champions League për shkak se futën në ndeshjen kundër Celtic një futbollist të skualifikuar më parë, Bartosz Bereszynski.

Edhe pse Legia e fitoi ndeshjen 6-1 UEFA i ndëshkoi shumë ashpër duke i dhënë fitoren në tavolinë skocezëve. /albeu.com/


Shtuar më 29/08/2014, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori