Deschamps: Dembele duhet të jetë shumë i vëmendshëm
Pëlqej
Didier Deschamps ia ka tërhequr vërejtjen Ousmane Dembeles që ai duhet të përmirësojë punën e tij nëse dëshiron që të jetë i mirë edhe për Barcelonën.

“Nuk kam biseduar me stafin e Barçës sepse nuk dëshirojë që të interferoi në ecurinë e klubit”, tha Deschamps në konferencën për media.

“Ousmane është aty për një kohë të gjatë. Ai zakonisht shkon më vonë në stërvitje. Sigurisht kur vjen thotë se nuk është ai i vetmi”.

“Por, ai duhet të jetë pak më shumë i vëmendshëm. Ai është një lojtar që di shumë gjëra, pavarësisht se është i ri”.

“Nuk do ta humb shpresën që ai ti përmirësojë këto veti të tij. Kjo është një situatë që mund të përsëritet. Ai duhet ta kuptojë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Deschamps minimizoi mundësitë që Dembele i është tërhequr vërejtja për të bërë ndryshime të vogla, duke theksuar së lojtarët kurrë nuk janë përfekt.

“Kemi mendime të ndryshme”, ka shtuar Deschamps. “Nuk dëshpërohem. Askush nuk është i përsosur”.

“Ka rregulla në klube. Ne kemi tonat. Lojtarët kanë të drejtë të bëjnë gabime. Pasi ju mësoheni të njiheni me gravitetin e tyre, ideale do të ishte që ata të bëjnë atë që është e drejtë por ky kurrë nuk është rasti”.
Shtuar më 12/11/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori