Deschamps: Duhet të jemi më të ashpër
Pëlqej
Didier Deschamps është shprehur se ekipi i tij duhet të jetë më i kujdesshëm, dhe duhet të jenë më të ashpër.

Paul Pogba kaloi gjelat në epërsi para se Aleksandar Kolarov të shënonte nga goditja e lira për të barazuar 10 minuta para fundit në miqësoren e mbrëmshme të zhvilluar në Beograd.

Barazimi vjen disa ditë pasi Franca shënoi fitore 1-0 në një tjetër miqësore, ndaj kampionit aktual të Evropës, Spanjës.

“Ne kishim shanse. Ishte një gol i shkëlqyeshëm, që na mohoi fitoren. Por ne duhet të jemi më të ashpër në situata më të vështira”, ka thënë Deschamps.
Shtuar më 08/09/2014, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori