Deschamps: Franca shkëlqen vetëm kur është në hall
Trajneri Didier Deschamps siguron tifozët se Franca do të bëjë çdo gjë që të përmbysë gjendjen negative në të cilën ndodhet në takimin e radhës ndaj Bjellorusisë. "Ne do përpiqemi me të gjitha forcat që ta lëmë pas këtë trend negativ. Në takimin e së premtes patëm shumë raste, por nuk arritëm të shënonim. Ndërkohë, në sfidën e parë ndaj Bjellorusisë ne patëm më pak rate dhe bëmë tre gola. Na duhet forcë dhe vazhdimësi që të kemi rezultatshmëri. Sjellja është baza e të gjithave. Kështu që ne duhet të kemi një kombëtare me dëshirë dhe me vendosmëri", u shpreh tekniku i Francës në konferencën për shtyp përpara nisjes së takimit.

Paraqitja e bërë së fundi dhe kritikat për përfaqësuesen e detyruan teknikun që të sqarojë se ekipi ka pasur luhatjet e veta.

"Në periudha të caktuara, sfidat miqësore, kualifikuese ekipi ka bërë paraqitje të mira dhe jo ashtu siç duhet, por unë nuk mund ta fajësoj atë se e ka humbur dëshirën dhe vendosmërinë. Ata mund t’i bëjnë gjërat më mirë. Ne mundet vetëm të shikojmë anën negative. Gjithsesi, unë nuk jam i verbër dhe e pranoj se ato që na bëjnë punë janë rezultatet e mira", deklaroi trajneri i "Gjelave". /albeu.com/


Shtuar më 10/09/2013, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori