Deschamps "nder" Bayernit, nuk grumbullon Ribery
Duke parë sezonin e ngjeshur me të cilin është përballur sivjet, trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka vendosur t’i bëjë një nder Bayern Munchen, por mbi të gjitha liderit të përfaqësueses së tij, Franck Ribery.

"Gjelat" që në javët në vazhdim nuk do të kenë impenjime zyrtare, por thjesht dy miqësore me Uruguajin (5 qershor) dhe me Brazilin (9 qershor) nuk do të grumbullojnë numrin 7 në kampionëve të Gjermanisë, i cili përveç finales së Champions League më 25 maj kundër Borussia Dortmund, do jetë i impenjuar edhe më 1 qershor, në finalen e Kupës së Gjermanisë, kundër Stuttgart.

Prandaj, për të mos shtuar edhe më shumë ngarkesën fizike te lojtari, trajneri Deschamps ka vendosur ta lërë të përqendrohet vetëm te Bayerni, ndonëse ai sqaron: "Kam folur shpesh së fundmi me Riberinë dhe ai më tregoi gatishmërinë e tij për t’u grumbulluar në kombëtare. Por fakti që ai luan dy trofe të rëndësishëm, bëri që së bashku të vendosnim që ai të qëndronte në Gjermani". /albeu.com/


Shtuar më 17/05/2013, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori