Deschamps: Pogba kampion, Menez mund të shkëlqejë
Pëlqej
Jeremy Menez, Adil Rami dhe Philiph Mexes nga njëra anë dhe Paul Pogba, Patrice Evra dhe Kingsley Coman nga ana tjetër, Milan-Juventus do të jetë një sfidë brenda sfidës pasi brenda do të ketë edhe një derbi francezësh. Ndeshja e "San Siro"-s do të ndiqet nga miliona spektatorë nëpërmjet ekranit, por njëri prej tyre do të jetë më i vecantë se të gjithë pasi përveç se do të shijojë spektaklin që pritet të dhurojnë dy skuadrat në fushë duhet edhe të mbajë nën vëzhgim plotë 6 lojtarë, bëhet fjalë për trajnerin e Francës Didier Deschamps i cili nuk mund ta humbasë kurrsesi këtë sfidë gjigandësh.

"Besoj se Milan-Juventus nuk do ta humbas për asnjë arsye", është shprehur tekniku i "Gjelave".

Mbi të gjithë ish trajneri i Marseille duhet të vlerësojë paraqitjen e Jeremy Menez i cili po shkëlqen në fillimin e aventurës së tij me klubin kuqezi.

"Nuk kam nevojë të shikoj ato që ai bën në fushë, pasi e njoh shumë mirë Menezin dhe e di se cfarë ai është në gjendje të bëjë. Nëse dëshiron Jeremy mund të bëjë diferencën dhe mund të vendosë i vetëm një ndeshje futbolli. Unë mendoj se golat i bëjnë shumë mirë një sulmuesi për tu përmirësuar edhe më tepër. Ai kaloi 6 muaj të vështirë tek Paris Saint Germain dhe unë jam i lumtur që u transferua tek Milani, pasi te klubi kuqezi ai ka gjetur besimin dhe qetësinë që dëshironte, por mbi të gjitha ka gjetur minutat në këmbë ka filluar të ndiejë sërish ritmin e një ndeshjeje futbolli", vijoi Deschamps.

Paul Pogba kohët e fundit është kthyer në një nga lojtarët kyc të përfaqëusueses së "Gjelave" dhe për këtë sipas Deschamps një meritë të madhe e ka padyshim Andrea Pirlo, por në Milan-Juventus i vëzhguari special i trajnerit të Francës nuk do të jetë mesfushori 21-vjecar por sulmuesi Kingsley Coman që në këtë fillim sezoni i ka çuditur të gjithë.

"Në Botëror Pogba erdhi i lodhur psikologjikisht. Ai ishte nervoz për shkak të presionit të shumtë që ishte ushtruar mbi të. Ndërkohë që për miqësoret e muajt Shtator unë e gjeta atë në një gjendje të shkëlqyer fizike, ajo që i shërben atij për të kombinuar mësëmiri forcën, shpejtësinë dhe teknikën që zotëron. Me një si Pirlo në skuadër unë mendoj se Paul do të rritet jashtëzakonisht shumë si futbollist. Coman? Ai është ende shumë i ri. Në moshën 18-vjecare për tu rritur si futbollist është e rëndësishme të luash në vazhdimësi. Nuk e di nëse në Itali dhe te një klub si Juventusi dicka e tillë do të jetë edhe aq e lehtë për të2, përfundoi Didier Deschamps. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori