Deschamps: Pogba lider i Francës, është i jashtëzakonshëm
Didier Deschamps, ka mbetur shumë i kënaqur nga forma e yllit të Juventusit Pol Pogba, teksa është shprehur se tifozët e Francës nuk duhet të presin që 23-vjecari të bëjë rolin e një sulmuesi, pasi detyra e vërtetë e tij është të jetë një lider në repartin e mesit të fushës.

“Personalisht jam shumë i kënaqur me formën e Pogba. Njerëzit nuk duhet të presin prej tij që të bëjë rolin e sulmuesit, sepse ai është një mesfushor. Sigurisht që mund të shënojë gola, por detyra kryesore e tij është të ketë nën kontroll mesfushën”.

Francezi është shprehur se ylli Juventusit është një talent i lindur dhe gjatë këtyre viteve të fundit ai është rritur shumë si futbollist.

“Në pak vite Pogba është shndërruar në një futbollist të jashtëzakonshëm. Të gjithë në jemi dëshmitarë të këtij fakti. Ai di si të shënojë gol, por edhe të shërbejë asiste. Gjithashtu jam i bindur se edhe përgjatë europianit ai do të di ti tregojë vlerat e tij si futbollist dhe ti vi në ndihmë skuadrës në momente delikate”, u shpreh strategu francez.
Shtuar më 08/06/2016, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori