Deschamps shprehet se Rabiot është përmirësuar ndjeshëm te Juventusi
Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka lavdëruar Juventusin që arritën të nxjerrën më të mirën nga mesfushori Adrien Rabiot.

Rabiot më herët nuk ishte pjesë e Francës, meqenëse nuk pranoi të ishte në stol në Kupën e Botës në vitin 2018.

Sidoqoftë, lojtari bëri paraqitje të mirë ndaj Portugalisë dhe Deschamps mendon se kalimi të klubi italian e ka përmirësuar.

"Është rritur shumë. Kishte momente të komplikuar të PSG. Nuk mund të them se është transformuar, por nuk është më i njëjti lojtar".

"Ka besim dhe vazhdon tutje. Ai nuk bën pyetje nëse duhet të jetë në mbrojtje ose të avancohet, në të majtë ose djathtë. Ka fuqinë të adaptohet".

"Nuk do harrojmë të kaluarën, por të shohim përpara. Nëse e zgjedh është sepse besoj që ai do t’ia dal", deklaroi ai.Franca dje u bë skuadra e parë që siguroi kualifikimin për Kupën e Botës 2022.

Shtuar më 15/11/2020, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori