Deschamps te Juventusi? Përgjigjet francezi
Didier Deschamps nuk do të jete pasuesi i Allegrit në stolin e Juventusit. Ai ka deklaruar se do të vazhdojë të drejtoje Kombëtaren franceze dhe se ndihet i lumtur:

"Unë jam i kënaqur që ju jeni duke folur për mua për dhe për një klub si Juventus, por sot e ardhmja ime është e lidhur me ekipin Kombëtar francez. Unë jam duke menduar vetëm për Francën", tha Deschamps.

Ndërkohë në orët e fundit emri për stolin e Juventusit është Jose Mourinho ku sipas mediave italiane portugezi pati një takim me presidentin e Juventusit Andrea Agnelli. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori