Deschamps thumbon Shqipërinë dhe Rumaninë para sfidës së radhës
Para ndeshjeve të fundit në Grupin A, trajneri i Francës Didier Deschamps ka sulmuar në mënyrë indirekte Shqipërinë dhe Rumaninë.

Edhe pse arriti dy fitore me fat dhe pa treguar asnjë stof skuadre të madhe në këtë europian, trajneri i “gjelave” gjeti këto fjalë për të thumbuar kundërshtarët:

“Filozofia e Zvicrës është të luajë futboll. Kështu bëhemi dy skuadra në këtë grup që duan këtë gjë.”

Franca dhe Zvicra do caktojnë fituesen e grupit sot në orën 21:00, në të njëjtën orë që Rumania dhe Shqipëria do luftojnë për vendin e tretë.
Shtuar më 19/06/2016, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori