Deschamps tregon problemin e Francës
Pëlqej
deschamps 0
Trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk u shpreh u revoltuar pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Islandës 2-2. Ndër të tjera, Deschamps tregoi arsyen pse e aktivizoi me vonesë Mbappen.

“Të mërkurën, ai ndjeu një shqetësim të muskujve në kofshë. Nuk kishte një situatë të mirë. Unë nuk desha të merrja ndonjë rrezik përsipër, edhe ai kështu mendoi. Pas ngrohjes, ishte shumë më mirë, më i lirë. Luajti gjysmë ore dhe do të jetë gati për ndeshjen e të martës.

Ai krijon boshllëqe dhe rreziqe për kundërshtarin. Këto janë karakteristikat e tij specifike. Sapo u hodh në fushë, ai solli shpejtësi dhe saktësi. Na bëri të ndihemi mirë”, tha Deschamps. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori