Dëshira e madhe Romës drejt realizimit, afër marrëveshjes për Smalling
Qendërmbrojtësi anglez, Chris Smalling, kaloi këtë sezon si i huazuar te Roma, ku fitoi një simpati të madhe të bordit drejtues.

‘Giallorossi’ janë të vendosur ta mbajnë lojtarin në formë permanente, përkundër vështirësive ekonomike.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Roma janë shumë afër që të sigurojnë kartonin e Smalling.

Marrëveshja parasheh huazimin edhe për një sezon tjetër, me obligim për blerje në fund të huazimit.

Roma do të paguajë 3 milionë euro për huazimin e radhës, kurse për kartonin e lojtarit, në vitin 2021, duhet të paguajnë 12 deri në 15 milionë euro.

Smalling ka luajtur 28 ndeshje me Romën, duke gjetur rrugën e golit dy herë.
Shtuar më 07/06/2020, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori