Dëshmia tronditëse për vdekjen e Maradonës: Bombardohej me ilaçe brenda birrës nga mjekët
Kur kanë kaluar thuajse 3 muaj nga ndarja nga jeta e
Diego Armando
Maradonës (argjentinasi ndërroi jetë në 25 nëntor 2020) dhe hetimi për një “vdekje me dashje” sa
vjen e po bëhet më i frikshëm, një tjetër prapaskenë e bujshme
vjen së fundmi, e cila i përket psikopedagoges Griselda Morel.
“Monon (kuzhinierja e
Maradonës) më ka treguar sesi infermierët apo edhe
mjekët që kuronin Diegon shkrinin në birrë apo qoftë në një gotë verë.
E bombardonin me ilaçe në mënyrë që ai të
flinte, pasi Maradona vuante prej shumë vitesh nga mungesa e gjumit. Dhe nëse ai
flinte, edhe stafi mjekësor mund të relaksohej. Kishte ditë që
Diego çohej në 9 të mëngjesit dhe kërkonte një birrë, por në vend që t’ia ndalonin, infermierët hidhnin edhe qetësues brenda saj”.
Shtuar më 19/02/2021,
ora 08:57