Dëshpërohen klubet spanjolle, Chelsea "blindon" lojtarin
Merkatoja ende nuk është mbyllur në kampionatin spanjoll dhe mesa duket klubet e kësaj lige do të jenë aktive deri në ditën e fundit.

Por një lajm i hidhur për dy prej klubeve të Madridit ka ardhur nga Anglia.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Chelseas, Marcos Alonso, për të cilin është raportuar se nuk do të lëvizë nga nga “Stamford Bridge” të paktën për këtë verë.

Alonso ka qënë një nga objektivat kryesore të Atletico Madrid ku më parë është kërkuar edhe nga Real Madrid.

Por, "Blutë" këmbëngulin për të mos e lëshuar Alonson, i cili është bërë pjesë e pandashme e skuadrës londineze. /albeu.com/


Shtuar më 22/08/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori