Dështimi i Barcelonës pranon kalimin te Juventusi
Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele thuhet se dëshiron një transferim te Juventusi gjatë merkatos së verës.

Bianconerët dhe Blaugranët kanë negociuar për Miralem Pjanic javëve të fundit dhe një marrëveshje të mundshme shkëmbimi ku përfshihet Arthur Melo.

Por, gazeta "Mundo Deportivo" pretendon se Dembele ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv Fabio Paratici dhe zbulohet që lojtari i ka thënë ‘po’ për të diskutuar një transferim tek "Zonja e Vjetër'.

Me Federico Bernardeschin që kërkonte të largohej dhe Juan Cuadrado që vepronte kryesisht në mbrojtje, Dembele mund të gjente hapësirë në sulmin e bardhezinjve që drejtohen nga Sarri.

Sidoqoftë, anësori francez, i cili ka vuajtur nga një seri dëmtimesh që nga transferimi i tij në Camp Nou, do të luftojë për të bindur Zonjën e Vjetër pasi duhet të paguajnë një shifër të madhe për të siguruar nënshkrimin e tij.

Nëse Barcelona nuk dëshiron ta shesë, huazimi është opsion që po përflitet në kampin bardhezi.
Shtuar më 03/06/2020, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori