Dështimi në Botëror, Capello llogari para Parlamentit
Fabio Capello thërritet për të dhënë llogari para Parlamentit të Rusisë për shkak të dështimit në "Brazil 2014" që në fazën e grupeve. Trajneri italian do të jetë i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të ministrisë së sportit dhe unuionit futbollistik rus, për të shpjeguar arsyet e eliminimit të parakohshëm, por edhe për të paraqitur projektin që ka për të ardhmen.

Lajmi u njoftua nga deputeti Igor Ananskikh, kryetar i Komsionit të Sportit në Dumën Ruse.

"Don Fabio" përfundoi në qendër të kritikave të shumta të shtypit rus dhe të politikanëve të shumtë, që i kujtuan rrogën e tij të majme prej 5-6 milionë euro në vit që ka përfituar që nga 2012, shumë e cila është rritur në 8-9 milionë me rinovimin e kontratës deri më 2018.

Në dhomën e ulët të Dumës, lideri ultranacionalist Vladimir Zhirikowski e quajti hajdut, ndërsa ligjvënësi Pakholkov i ka kërkuar të kthejë mbrapsht të paktën gjysmën e 800 milionë Rublave që ka përfituar deri tani e për çfarë? Thjesht për të marrë rezultatet të turpshme. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2014, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori