Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Dështimi në Champions, lojtarëve të United i reduktohet paga
Lojtarët e Manchester United raportohet se nuk janë të kënaqur me një klauzolë kontrate e cila bënë që paga e tyre të zvogëlohet për 25 përqind.

Klauzola, e cila është pjesë e politikës së klubit Old Trafford, i sheh lojtarët të goditur me një ulje pagash për dështimin në kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sezonin e kaluar disa nga lojtarët e rinj panë se paga e tyre javore u zvogëlua me 25 përqind.

Sipas The Sun, kjo është një nga arsyet për David de Gea që ka ngecur për nënshkrimin e një marrëveshje të re në Man United.

Ndërsa këtë sezon Ole Gunnar Solskjaer është nën presion të madh për të kthyer Djajtë e Kuq në Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 22/08/2019, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori