Dështoi shkëmbimi, Roma padi gjyqësore Interit
Kur gjithçka dukej e kryer, shkëmbimi mes Leonardo Spinazzolas dhe Mateo Politanos dështojë. Roma dhe Interi nuk e pritën mirë këtë dështim dhe të dy klubet u futën në një luftë të fortë. Ekipi kryeqytetas po mendon të padisë Interin, pasi drejtuesit e tyre ndryshuan termat e marrëveshjes në minutat e fundit.

Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport shkruajnë se Roma po përgatit veprime juridike kundër zikaltërve. Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio propozoi idenë e huazimit me të drejtë blerjeje fillimisht, më pas klubet vendosën që të kishte detyrim blerjeje në rast se luanin 15 ndeshje.

Interi më pas shkoi dhe më tej duke konsideruar të tilla vetëm nëse luanin 45 minuta në fushë. Një lëvizje e tillë nuk u pranua nga drejtuesit e Romës dhe gjithçka dështoi. Marrëdhëniet mes klubeve nuk kanë qenë asnjëherë të mira, ndërsa tani duket se janë shkatërruar krejtësisht.
Shtuar më 18/01/2020, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori