Pas zërave ka ardhur oferta.
Ajax-i i ka propozuar 20 milionë
euro Real Madridi-t për të Martin
Odegaard. Norvegjezi është përzgjedhur nga holandezët për të marrë vendin e njërit mes David Neres dhe Hakim Ziyech.
Në propozimin e bardhekuqve është përfshirë edhe opsioni për blerjen mbrapsht të lojtarit nga
madrilenët në dy vitet e ardhshme.
Odegaard, i cili nuk ka
shkëlqyer me Real-in pas transferimit të tij në Madrid në 2015-ën, ka realizuar tetë gola në 33 ndeshje të luajtura në këtë sezon me Vitesse-n, ku është huazuar verën e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2019,
ora 18:28