Deshton edhe Manchester United
Pëlqej
Albeu.com
Manchester United ka dështuar të shënojë fitore në udhëtim tek Aston Villa dhe të ngushtojë diferencën ndaj liderëve të Premierligës, Liverpoolit dhe Chelseat.
Kampioni aktual i Premierligës nxori një barazim pa gola në Villa Park, ndërsa fajtori kryesor për këtë ishte Wayne Rooney, i cili huqi rastin më të mirë nga afërsia, ndërsa Manchesteri humbi rastin të ngushtojë diferencën në pikë me kryesuesit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Martin O'Neill me meritë i dha fund serisë së pakëndshme të rezultateve ndaj Manchesterit, 14 humbjeve radhazi.

Nëse djajtë e kuq do të shënonin fitore, do të mund ta ngushtonin dallimin me blutë dhe të kuqtë në gjashtë pikë, dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar. Manchesteri vazhdon të mbajë vendin e tretë me 25 pikë.
Shtuar më 23/11/2008, ora 04:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori