Dështon marrëveshja, City-t i ikën një yll
E ardhmja e Raheem Sterling në Manchester City duket gjithnjë e më e pasigurt pasi sot në mëngjes ka dështuar marrëveshja mes tij dhe klubit për kontratën e re afatgjate.

Sky Sport ka mësuar se mes dy palëve ka dallime të theksuara rreth pagëslojtarit dhe se në këtë fazë nuk janë planifikuar negociata të reja.

Anësori 23-vjeçar do t’i bashkohet shokëve të ekipit kombëtar të Anglisë në aeroplan për në Rusi sot pasdite, pasi e gëzoi sezonin më të mirë deri më sot, duke i shënuar 23 gola në të gjitha garat për kampionin e Premierligës.

City shpresonte se një marrëveshje e re do të mundë të finalizohej para Kupës së Botës, për ta mbajtur Sterlingung në klub të paktën deri më 2022.

Megjithatë, Sky raporton se City është takuar në dy raste me përfaqësuesit e Sterling që prej se përfundoi sezoni më 6 maj.

Por, palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth pagëslojtarit.
Shtuar më 12/06/2018, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori