Dështon shitja e Newcstle? Del një problem tjetër
Shitja e klubit të Newcastle për shifrën e 336 milionë eurove te princi i Arabisë Saudie Mohamed bin-Salman ka rrezik të dështojë.

Organizata Botërore e Tregtisë njoftoi së fundmi se ka përfunduar një raport prej 130 faqesh (ende nuk është publikuar) se monarkia saudite është e lidhur me transmetimin pirat televiziv të ndeshjeve të futbollit.

Ndaj princit saudit bin-Salman ka patur kritika nga shumë zëra, që kanë kërkuar që ai të mos e blejë klubin e Newcastle t pasi akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi.
Shtuar më 26/05/2020, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori