Dështon transferimi i sulmuesit argjentinas tek Interi, klubi: Oferta shumë e vogël
Argentinos Juniors ka tërhequr vërejtjen sot se “oferta nga Italia është shumë e ulët” për lojtarin Nicolas Gonzalez.

Sulmuesi sapo ka mbushur 20 vjeç dhe është duke shkëlqyer në Argjentinë ku ka shënuar shtatë gola në 22 ndeshje.

Sipas Sky Sport Italia dhe Caciomercato.com, Interi kishte përparuar mirë në negociata me lojtarin por oferta prej 5.5 milionë euro nuk i ka plotësuar kushtet e klubit që kërkojnë 8.5 milionë për lojtarin.

“E vërteta është se ne kemi marrë një ofertë nga Italia por që e konsiderojmë të vogël”, ka thënë zyrtari për media i Argentinos Juniors, Adrian Perez për AM 610.

“Kjo është e vetmja ofertë që e kem pranuar. Ne nuk mund të flasim për thashethemet por kjo nuk na jep një garancion për shitjet e tjera pasi që konsiderojmë se kemi lojtarë me kualitet të mirë. Nuk dua të tregojë për klube as për atë që e kërkojnë. Ne e kemi refuzuar këtë ofertë për shkak se mendojmë që lojtari ka një potencial më të mirë dhe kushton më shumë!”.
Shtuar më 08/06/2018, ora 22:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori