Dështon United me Mourinhon, pavarësisht 350 mln eurove merkato
Pëlqej
Manchester United ka harxhuar 350 milionë euro për transferimi në dy vitet e fundit, që në ditën kur ata nënshkruan me Mourinhon.

Paul Pogba (105 milionë euro), Henrikh Mkhitaryan (42 milionë euro, por u largua nga klubi), Eric Bailly (38 milionë euro), Romelu Lukaku (84.7 milionë euro), Nemanja Matic (44.7 milionë euro) dhe Victor Lindelof (35 milionë euro), janë blerjet e klubit.

Ata tani e shohin vetën dhe të eliminuar nga faze e 16-tave të finaleve të Ligës së Kampionëve. Pasi Ben Yedder ishte heroi i Vincenzo Montellas, që e zëvendësoi Luis Murielin, ndërsa Steven N’Zonzi bëri një paraqitje fantastike.

Ishte një mbrëmje që hodhi poshtë 350 milionë euro, dhe la në Ligën e Kampionëve futbollin e bukur dhe intensiv. 350 milionë për të luajtur në skema mbrojtëse duket se do të jetë një nga dështimet mëtë mëdha në historinë e djajve. 350 mln mund të të sjellin yje, por jo Fergusonin. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori