Dështuan me David Silvan, Lazio tani synon transferimin e Shaqirit
Lazio ka pësuar një humbje të rëndë në tregun e transferimeve, teksa David Silva i është bashkuar Real Sociedadit.

Mesfushori spanjoll i kishte dhënë fjalën Lazios, por kur po pritej zbarkimi i tij në kryeqytetin italian, ai pranoi ofertën e Sociedadit.

Të shokuar nga vendimi i spanjollit mbetën të gjithë në klub, por tani ajo është harruar dhe Lazio po shikon tjera alternativa.

Skuadra italiane tani ka rikthyer sytë tek futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili nuk ka luajtur shumë për Liverpoolin.

Biancocelestët janë duke tentuar ta bindin Shaqirin me një transferim në Olimpico, duke i premtuar vendin e titullarit.

Lazio është duke menduar të dërgojë një ofertë prej 20 milionë euro te Liverpooli për yllin nga Kosova.

Kampioni anglez është gati ta shes Shaqirin, por tani i mbetet Lazios ta bind lojtarin me një kontratë të mirë.
Shtuar më 20/08/2020, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori