Destro i thotë "po" Milanit, por Roma...
Inter afron Shaqirin, ndërsa Milani nuk rri duke parë. Pas arritjes së Alessio Cerci, administratori i deleguar kuqezi Adriano Galliani po punon për të siguruar shërbimet e Mattia Destro.

Sipas asaj që raporton "sportmediaset", Galliani, pasi ka folur me Drejtorin Sportiv të Romës Walter Sabatini, ka takuar edhe agjentin e lojtarit, Claudio Vigorelli, për të kuptuar mundësitë e transferimit të tij në Milano.

Për momentin pengesa më e madhe është vetë Roma, që i ka thënë "jo" shkëmbimit me Pazzinin, i cili duhet të sakrifikohet për të mbërritur te sulmuesi verdhekuq.

Nëse nuk arrihet te Destro Milani ka edhe dy opsione të tjera: Stefano Okaka i Sampdorias dhe Pablo Daniel Osvaldo i Interit. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori