Destro-Milan, Galliani në Romë për të takuar lojtarin
Adriano Galliani kërkon të mbyllë tratativat për Mattia Destron dhe për këtë do të merret personalisht. Këtë mëngjes, sipas asaj që raporton "MilanNews.it", Administratori i Deleguar i kuqezinjëve ka udhëtuar drejt Romës.

Milan dhe Roma kanë rënë dakord mbi formulën (huazim 700 mijë euro deri në fund të sezonit dhe më pas blerje për 16.5 milionë).

Tashmë mbetet për tu bindur vetëm sulmuesi që kërkon shitjen e plotë të kartonit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori