Martin
Odegaard pritet të kryejë testet mjekësore sot në Londër dhe të
bashkohet me skuadrën e Arsenalit.
Konfirmimi i transferimit është afër, pasi klubet kanë arritur marrëveshje në mes vete.
Pas tre ditëve intensive
marrëveshja u arrit dhe 22 vjeçari do të
bashkohet me Arsenalin deri në verë.
Arsenali do të paguajë "Los
Blancos" dy milionë euro plus një pjesë të pagës së norvegjezit.
Sipas "The Times",
marrëveshja nuk përfshin të drejtën e blerjes, pra është vetëm huazim i thjeshtë.
Odegaard është autorizuar zyrtarisht nga "Los
Blancos" që të kryejë testet mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtar i ri i "The Gunners".
Real Sociedad dhe Ajax ishin skuadrat që u interesuan për
Odegaard, por në fund Arsenali paraqiti ofertën më të mirë./
Shtuar më 25/01/2021,
ora 11:30