Detaje të reja: Zbulohet personi që i futi vajzat në dhomën e hotelit të lojtarëve anglezë
Dy futbollistët e Anglisë Phil Foden dhe Greenwood janë përjashtuar nga përfaqësuesja pasi thyen rregullat e koronavirusit për t’u takuar me dy vajzahotel pas fitores 1-0 ndaj Islandës.

Detaje të reja dalin nga skandali në në grumbullimin e kombëtares angleze, ku dy lojtarët festuan duke ftuar në dhomë dy vajza.

“The Sun” zbulon se lojtarët përdorën një punonjës të hotelit “Radisson” në Reikjavik për të futur në dhomën e tyre fshehurazi dy modelet islandeze. Ata i dhanë një bakshish punonjësit të hotelit për të mbajtur të fshehtë lajmin, ndërsa në hotel nuk ndaloheshin vizitat për shkak të protokolleve të sigurisë “anti-COVID”. Futbollistët u gjobitën me 1.300 paund nga policia islandeze për thyerje të rregullave.
Shtuar më 10/09/2020, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori