Detajet e avionit privat që Leo Messi ka blerë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Leo Messi sapo ka bërë një nga blerjet e tij më të fundit dhe më luksoze: një aeroplan që kushton 15 milionë dollarë. Mjetin ajror udhëtues e ka blerë në SHBA, megjithëse ka një targë nga Argjentina.

Avioni, sipas raporteve të “Doble Amarilla”, është një “Gulftream V”, prodhim i vitit 2004, me të cilin futbollisti i Barcelonës ka bërë tashmë disa udhëtime.

Në bisht të avionit është numri “10”, që e shoqëron gjithmonë në fushat e lojës yllin argjentinas. Një detaj shumë i rëndësishëm vjen nga shkalla e ngjitjes në aeroplan.

Në secilën nga shkallëzimet, ai ka shkruar emrin e një anëtari të familjes, e cila është pjesa themelore e jetës së përditshme të yllit botëror. Kështu, emrat e Leo, Antonella, Thiago, Ciro dhe Mateo duken të shkruara në to.

Brendësia e avionit është e shoqëruar nga luksi. Duke pasur parasysh madhësinë e tij, avioni ka disa dhoma, që e bëjnë çdo udhëtim të jetë mjaft i rehatshëm për një familje me tre fëmijë të vegjël. Avioni ka 16 vende, që mund të shndërrohen në gjithsej 8 shtretër; dy kuzhina dhe dy banjo, një dush. Kështu, edhe higjiena personale nuk mund të jetë një problem.

Sipas të njëjtit informacion, aeroplani mbërriti dje në Aeroportin e Buenos Aires vetëm me ekuipazhin. Përveç kësaj, njerëzit e Messit do të ndërtojnë një “hangar” në qytetin e San Fernandos, në Buenos Aires, për të akomoduar mjetin e ri luksoz të udhëtimit.

Kujtojmë se Leo Messi do të marrë pjesë në finalen e “Copa Libertadores”, River-Boca, e cila do të luhet në “Santiago Bernabéu”, të dielën. Këtë të shtunë, Lionel Messi dhe Barcelona do të vizitojnë stadiumin e Espanyol, për të luajtur aty derbin katalanas. Grupi blaugrana është lider i La Liga-s me 28 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje, Messi do të udhëtojë për në Madrid nesër, ku do të marrë pjesë në finalen e madhe të “Copa Libertadores”, që do të zhvillohet çuditërisht në stadiumin “Santiago Bernabeú”, pasi në Argjentinë ishte e pamundur nga incidentet dhe dhuna e tifozëve.
Shtuar më 08/12/2018, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori