Deulofeu: Ndaj Bolognës vrapuam sa për 3 ndeshje
Gerard Deulofeu është ambientuar mjaft shpejt me Milanin, sikur të kishte vite që luan në Seria A. Talenti i ardhur nga Everton dhuroi asistin për Pasilic në sfidën e fundit të fituar me 9 lojtar ndaj Bolognës.

"Ndeshja ndaj Bolognës është e paharrueshme, një natë magjike për Milanin. Objektivi ishte që të merrnim 3 pikët dhe në fund ia dolëm. Kemi vrapuar sa për 3 ndeshje, por tani ka kaluar. Duhet të mendojmë për sfidën me Lazion. Kemi kohë për të rikuperuar energji për impenjimin e radhës.

Erdha te Milani sepse mendova se mund të luaja. Montella është një trajner që i ka idetë e qarta për lëvizjet që duhet të bëjmë në fushë. Europa? Duhet të punojmë ditë pas dite pa folur për Europën apo Championsin", tha Deulofeu për mediat italiane.

Shtuar më 11/02/2017, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori