Devolli flet pa doreza: E treguam që jemi ekip, detyruam Tiranën të luajë me topa të gjatë
Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, u shpreh i kënaqur edhe me fitoren 1-0 ndaj Tiranës, dhe strategjia e tij për presion, funksionoi ndaj ekipit bardheblu.

Tekniku u shpreh gjithashtu, se ekipi i tij, është me b*le.

3 pikë të rëndësishme përballë një kundërshtari që kishte pasur ecuri pozitive?

Jam i lumtur për djemtë, pasi mundëm një nga skuadrat më në formë të momentit. 3-4 ndeshjet e fundit i ka shtypur kundërshtarit. I morëm masat, presuam lart gjithë ndeshjes, me përjashtim të momenteve të fundit. E dija që do futeshim në panik, por e detyruam Tiranën të luante me topa të gjatë, nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë. E treguam që jemi ekip, më fal për shprehjen, me bole.

Ngo u zëvendësua që në 15 minuta, strategji e juaja?

Nuk jemi ekip që e duam ashtu fitoren, apo me zvarritje. Por, funksionoi strategjia jonë, me nisjen e shpejtë të aksioneve edhe me presion. Edhe kështu, 1-0, të shijon fitorja.

Sa e vështirë është të fitosh ndaj skuadrave sipër? A e vështirëson mbijetesën fakti që Kamza u nxor jashtë?

E dinim që ka qenë e vështirë, që kur mora drejtimin. Ne fitojmë në fushë, kundërshtarët në tavolinë, tani është bërë më e vështirë. Ne do bëjmë lojën tonë. Sot, dominuam, Tirana pati vetëm 1 rast. Punojmë me entuziazëm gjithë javës./Supersport
Shtuar më 17/03/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori