Dha gjithçka për Real Madrid, por klubi nuk i uroi 34 vjetorin CR7
Cristiano Ronaldo dje festoi 34 vjetorin e tij të lindjes. Ai u urua nga të gjithë, por nga klubi i Real Madrid cuditërisht ai nuk u nderua, shkruan Albeu.com

"La Stampa", tregon se marrëdhëniet e tij me Realin janë shumë të këqija.

Media italiane analizon një detaj të cuditshem përsa i përket urimeve për portugezin. Vetëm shoku i tij i ngushtë Marcelo uroi portugezin.

Kjo tregon se ai ka probleme të mëdha me Los Blancos. Menjëherë pasi u largua në verë për te Juventusi, CR7 dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez e hoqën skuadrën e Realit nga Instagrami.

Portugezi ka luajtur për 9 sezone në Santiago Bernabeu duke shënuar 450 gola një rekord më vetë ky. /albeu.com/


Shtuar më 06/02/2019, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori