Dha një penallti të paqenë, përjashtohet përjetë nga FIFA (VIDEO)
Një penallti e paqenë, i ka kushtuar përjashtimin përgjithmonë nga FIFA një gjyqtari. Joseph Lamptey mori dënimin e rëndë nga Komiteti i Etikës në qeverinë e futbollit botëror, pas akuzave për përfshirjen në trukimin e ndeshjes Afrikë e Jugut-Senegal 2-1, e luajtur Nëntorin e kaluar për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.


Episodi që fundosi Joseph Lamptey ndodhi në minutën e 41-të, kur sinjalizoi për 11-metërsh për prekje të topit me dorë nga Koulibaly, lojtar që luan me Napolin në Serinë A.

Pamjet tregojnë qartësisht që nuk ka asnjë ndërhyrje të parregullt, por pavarësisht protestave të lojtarëve të Senegalit, gjyqtari ka këmbëngulur në të tijën, duke akorduar 11-metërsh.

Nuk është ende e qartë nëse ndeshja Afrikë e Jugut-Senegal do të përsëritet, ndërsa gjyqtari Lamptey mund t’i drejtohet Apelit pranë FIFA-s dhe më pas Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv nëse këmbëngul për pafajësinë e tij.
Shtuar më 21/03/2017, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori