Dhe fansat zgjedhin Igli Taren si drejtorin sportiv më të mirë në Itali
Cili është drejtori sportiv më i mirë në Serinë? Kjo është pyetja që Corriere Dello Sport u drejton lexuesve të saj në sondazhin e fundit, për të zbuluar mendimin që kanë të apasionuarit e futbollit italian për punën e drejtuesve që kanë një rol shumë të rëndësishëm në skuadrat respektive.

Rezultatet e para konfirmojnë faktin që Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italian për manaxhimin që i ka bërë merkatos së Lazios sezonet e fundit, çka është reflektuar përveçse në rezultate, edhe në rritjen e vlerës së futbollistëve të skuadrës bardhekaltër. 44-vjeçari shqiptar kryeson momentalisht me 18% të votave, i ndjekur nga Paraticci i Juventusit dhe Giuntoli i Napolit me nga 14%.

Më pas renditen Sartori i Atalantës dhe Monchi i Romës me nga 10%. Këto janë vetëm rezultatet paraprake, pasi votimi në këtë sondazh të Corriere Dello Sport nuk është mbyllur akoma./albeu.com/

Shtuar më 10/01/2018, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori