Dhe Reali e ngacmoi Liverpoolin për Coutinhon por dështoi
Pëlqej
Ditët e fundit të Philippe Coutinho kanë qenë ndër më intensivet e jetës së brazilianit 25-vjeçar por nuk bëhet fjalë për impenjimet e tij me Liverpoolin në fushën e blertë. Faza finale e bisedimeve mes Barcelonës dhe klubit anglez e përfshiu tërësisht edhe sulmuesin që vendosi veton për t’u bashkuar me çdo kusht me skuadrën katalanase.

Sipas asaj që raporton “Mundodeportivo”, ka pasur një tentativë nga ana e Realit të Madridit për t’i prishur negociatat falë forcës së parasë, por lojtari e kishte bërë zgjedhjen e tij prej shumë kohësh. Plot 200 milionë Euro mendohet se ofroi Florentino Perez dhe sigurisht që Liverpooli u josh nga kjo ofertë por dëshira e lojtarit ndau përfundimisht hesapet dhe tashmë ai është plotësisht një lojtar i skuadrës blaugrana. Një tjetër prapaskenë interesante e ditëve të fundit është edhe ajo e nevojës së “The Reds” për të arkëtuar sa më shumë sepse financat e Liverpoolit nuk po kalojnë një moment të mirë, të rënduara ndjeshëm edhe nga blerja e mbrojtësit Van Dijk për 85 milionë Euro. Në fakt, Liverpool ishte gati për të pranuar ofertën fillestare prej 110 milionë Eurosh dhe 40 bonuset, por publikimi i kopanisë Nike ku paralajmëroi transferimin, i ktheu bisedimet në pikën zero.

Klubi i kuq e konsideroi këtë veprim si një thikë pas shpine që për më tepër prishte imazhin e Liverpoolit, duke refuzuar në këtë mënyrë edhe ofertën e Barcelonës. Hapin e radhës e hodhi vetë lojtari që u shpreh i gatshëm për ta paguar vetë ai diferencën që i ndante dy presidentët edhe pse në këtë rast bëhej fjalë për 30 milionë Euro. Gjithsesi, Liverpooli e ndezi dritën jeshile vetëm mëngjesin e së Shtunës edhe pse tentoi deri në fund ta mbante lojtarin deri në fundin e sezonit për ta transferuar në verë në Barcelonë. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori