Dhembje koke te Barça, dëmtohet Iniesta
Pëlqej
Lajme të këqija për Luis Enriquen. Sipas të gjitha gjasave, trajneri i Barcelonës nuk do të ketë të gatshëm për takimin e rradhës në La Liga kundër Villarela, mesfushorin kryesor rë skuadrës Andres Iniesta.

Sipas asaj që shkruan "Sport.es", regjisori katalanas ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe duket pothuajse e pamundur që të jetë i gatshëm për sfidën që do të zhvillohet në "El Madrigal".

Villareal-Barcelona luhet nesër në ora 19:00 dhe deri atëherë Luis Enrique do të presë verdiktin final të stafit mjekësor. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori