Dhëndri në dasmë me uniformën e United, mërzitet nusja (FOTO LAJM)

Pëlqej
A e keni menduar ndonjëherë që në dasmën tuaj të mos shkoni me kostumin tradicional të dhëndrit por me uniformën e skuadrës suaj të zemrës? Nëse ju nuk e keni bërë ose nuk mendoni ta bëni ka nga ata që e kanë bërë.

Një tifoz i Manchester United në Kenia u paraqit në dasmën e tij me fanellën e klubit nga "Old Trafford". Gjithçka në dasmë ishte e lidhur me "Djajtë e Kuq", por në bazë të fotove të publikuara në rrjetin social Twitter, kjo gjë duket se nuk i la shije të mirë nuses. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori