Dhimbje koke për Guardiolën, ylli i ekipit dëmtohet sërish
Mesfushori belg Kevin De Bruyne do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë, pasi ka pësuar një dëmtim në kofshë.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri Pep Guardiola, që tha se mesfushori u zëvendësua në fundin e pjesës së parë, pasi De Bruyne kishte dhimbje. Vendin e tij e zuri Riyad Mahrez, që ishte edhe njeriu i fitores 1-0 në ndeshjen mes Manchester City dhe Bournemouth.

Kevin ka një problem muskulor dhe do të mungojë për pak kohë. Kjo është normale, pasi kur një loijtar luan 25 ndeshje në 93 ditë ndodhin edhe të tilla dëmtime fizike.

Lojtarët nuk kanë kohën e mjaftueshme për të rikuperuar”, tha trajneri spanjoll, që shtoi se për të evituar probleme të tjera në skuadër zëvendësoi më herët edhe Jon Stones, që nuk ishte në 100% të formës së tij fizike.

Ky nuk është dëmtimi i parë i De Bruyne këtë sezon, që mungoi në 10 ndeshjet e para sezonale, pas një problemi me ligamentet e gjurit në gusht. Këtë sezon, mesfushori 27-vjeçar ka realizuar vetëm 4 gola me City, duke qenë larg formës së një viti më parë, ku realizoi 12 gola e 21 asist. “Unë shpresoj që Kevin të rikuperohet sa më shpejt, pasi kemi nevojë për të në fundin e sezonit”, tha Guardiola.
Shtuar më 03/03/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori